Deputeti Elmi Reçica pritet nga ndërmarrësit e ri në Zvicër: Ju jeni krenaria e Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit për diasporë, gjatë vizitës zyrtare në Zvicër po për formimin e nëndegëve të PDK-së, po mirëpritet edhe në takime nga ndërmarrës të ri të suksesshëm në Zvicër.
Deputeti Reçica ka vizituar ndërmarrësin Jeton Topalli i cili udhëheqë disa kompani të suksesshme.
Deklarata e plotë e deputetit të PDK-së, Elmi Reçica:
Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, krahas aktiviteteve të shumta me zyrtarë e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe po takohem e mirëpritem edhe nga ndërmarrës të rinj të suksesshëm në shtetin mik të Zvicrës.
Gjatë qëndrimit në Bernë, kam vizituar kompaninë “Wefox Schweiz” e cila udhëhiqet nga Jeton Topalli. Kjo kompani e cila merret me sigurime, ka arritur suksese me potencial për zhvillim dhe vende të reja të punës.
Krahas kësaj kompanie, Jeton Topalli rrëfeu edhe sukseset tjera me kompaninë tjetër “SAM Artis AG” një galeri moderne e artit në Zurich por edhe kompaninë tjetër postare “Sam Transporte AG”.
Gjenerata e re e shqiptarëve në diasporë po arrinë suksese të jashtëzakonshme dhe janë të gatshëm të koordinohen dhe bashkëpunojnë për të mirën dhe zhvillimin e vendlindjes.
PDK do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve tanë në diasporë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=497311398419889&id=100044230999664&sfnsn=mo