Deputeti Elmi Reçica takon në Zvicër veprimtarin Sali Bislimi

16 janar 2022 | 17:41

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të Diasporës nga PDK, ka filluar një vizitë zyrtare në Zvicër.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe veprimtarin Sali Bislimi, drejtor i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës” dhe drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delémont të Zvicrës.

“Sot kisha kënaqësinë ti kem në vizitë dhe drekë, deputetin e parlamentit të Kosovës dhe drejtor i departamentit për diasporë në Partin Demokratike të Kosoves z, Elmi Reqica me Adrianin dhe Valmirin. Takim i frytshëm dhe shpresdhenës!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka ironizuar Lulzim…