Deputeti Fatmir Xhelili nderohet me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”
15 nëntor 2018
| 21:51
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Xhelili, është nderuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”.
“Sot, në këtë muaj kaq të veçantë të historisë shqiptare dhe në muajin e ditëlindjes time, me shumë nder e pranova titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. E falenderoj Presidentin Meta për vlerësimin. Me mirënjohje të thellë e pranova këtë nder edhe në emër të ish bashkëluftëtarëve të lirisë dhe bashkëveprimtarëve të shtetndërtimit të Kosovës. Është një titull që flet për aspiratat tona më të larta dhe veprimtarinë në dobi të shtetit dhe kombit”, ka shkruar deputeti Xhelili në llogarinë e vet në “Facebook”.