Deputeti Fetah Rudi flet për gjendjen e vet shëndetësore

26 gusht 2020 | 08:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka folur për gjendjen shëndetësore pas infektimit me koronavirus. Rudi për Klan Kosovën ka thënë se gjendja e tij shëndetësore aktualisht është pa ndonjë shqetësim, ndonëse është duke u trajtuar me terapinë e përcaktuar.

“Pasi përfundova analizat në Malishevë, më rekomanduan të drejtohem në Prishtinë. Aty shkova në Infektivë, më vendosën në Pulmologji – atje ma bën një tretman të mirë doktorët të cilët i falënderoj shumë, sikurse dhe në Infektivë.

Më rekomanduan ta bëj testin për koronavirus në spital”, ka treguar Rudi.

Ai, po ashtu, bëri të ditur se, përveç tij, askush nga rrethi i tij familjar nuk janë të infektuar me koronavirus. Megjithatë, pavarësisht kujdesit, deputeti i LDK-së ende nuk e di se kush ka qenë kontakti nga e ka marrë infeksionin. “Nuk e di, kam pasur shumë kontakte. Por, unë mirë jam, besoj se do t’ia dal dhe do ta kaloj këtë sfidë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka reaguar ndaj deklaratave të infektologut…