Deputeti Fetah Rudi infektohet me Covid-19
25 gusht 2020
| 15:36
Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar pas vizitave mjekësore trajtimin do ta vazhdoj në shtëpi, duke shtuar së anëtaret e tjerë të familjes janë mirë me shëndet.
“Pas disa problemeve shëndetësore te shfaqura gjate ditës së djeshme, i jam nënshtruar testit për Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekësore, trajtimin do ta vazhdoj në shtëpi. Anëtaret e tjerë të familjes janë mirë me shëndet. Për dy jave do të jemi në vetizolim. Besoj që me ndihmën e Zotit dhe mjekëve do ta kaloj edhe këtë sfidë”, ka shkruar Rudi.