Deputeti Fetah Rudi tregon si bartet shkallëve të Kuvendit (Foto)

10 korrik 2020 | 13:55

Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), Fetah Rudi, është ankuar pasi  e ka të vështirë të qaset në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Ai nëpërmjet fotografive që ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, shihet duke u bartur shkallëve nga kati në kat nga dy persona.

“Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga dhënia e betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, vetëm kështu mund të hyj në sallën e Kuvendit!”.

“Me një problem të tillë jam ballafaquar edhe për 13 vite sa isha pjesë e Kuvendit Komunal ne Malishevë. Por asnjëherë nuk jam ndalur, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Institucionet e Kosovës e kanë obligim dhe duhet të punojnë që të krijohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Rudi.

https://www.facebook.com/fetah.rudi/posts/1677382672431020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian L 220/5 është publikuar…