Deputeti Galushi konfirmon votën pro Kurtit dhe Osmanit
16 mars 2021
| 16:38
Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi, është takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Në takim, ai ka konfirmuar votën pro tyre.
Ai ka thënë se do t’i përkrahë të dy, Kurtin për kryeministër edhe Osmanin si presidente.
“Ne si parti nuk patëm kushte specifike, por deshëm që të prioritizohen programet qeverisëse për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, sidomos për komunitetin rom dhe të gjithë së bashku të gjejmë një gjuhë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme për qytetarët e Kosovës. Pra, gjithçka çka është e mirë për Kosovën”, ka thënë ai.