Deputeti Gani Dreshaj ndihmon KF Dukagjini
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj ka ofruar mbështetje për KF Dukagjini nga Klina.
Ai ka bërë me dije se KF Istogu mbetet skuadra e tij e zëmrës, por edhe Dukagjini do ta ketë përkrahjen gjatë tërë këtij sezoni në Superligë.
“Pata nderin dhe kënaqësinë që t’i ofroj donacion përkrahës klubit të Superligës, Dukagjinit nga Klina. Bashkë me kryetarin e Klinës, Zenun Elezajn dhe një nga përfaqësuesit e skuadrës, u dakorduam për bashkëpunim e përkrahje gjatë tërë këtij sezoni. Më pas, bashkë me kryeministrin Haradinaj ishim spektatorë në stadium në ndeshjen që KF Dukagjini e zhvilloi ndaj Ballkanit. Skuadra ime e zemrës mbetet KF Istogu, por që do të jem fans i KF Dukagjinit në Superligë këtë edicion”, ka shkarkuar Dreshaj në “Facebook”.
/Epoka e re/