Deputeti gjerman: Ajo që po ndodh në kufirin e Kosovës ta kujton atë që ndodhi me Ukrainën, Putini po përzihet

01 tetor 2023 | 12:38

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz, ka thënë se ajo që është duke ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

Schwarz ka shkruar në “X” se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke u përzier në këtë çështje.

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet në këtë. Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, ka shkruar deputeti gjerman, që vjen nga SPD-ja, partia e kancelarit Olaf Scholz.

Schwarz  ka shkruar për këtë çështje, duke shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ai njoftonte se kishte biseduar në telefon me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen por i ka kërkuar atij më shumë ndihmë për t’iu kundërvënë planeve ushtarake të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia majtiste e ish-kryeministrit, Roberto Fico, i ka fituar zgjedhjet…