Deputeti gjerman: BE-ja t’i japë sinjal të qartë Serbisë
29 dhjetor 2022
| 08:36
Për zhvillimet e fundit në veri ka reaguar edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.
“Kërcënimet ushtarake të Serbisë dhe bllokimi i pikave kufitare janë të papranueshme. Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë nga BE për qeverinë serbe”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas tij, duhet të ndalet menjëherë përshkallëzimi.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, ditë më parë ka vizituar Kosovën.
Kurse ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar deputetin gjerman.
“BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se e vetmja rrugë për në Evropë është njohja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.