Deputeti gjerman: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

08 maj 2024 | 14:12

Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka theksuar se lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i rëndë.

Hacker ka thënë se sërish, duket se shtetet perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e shkuara.

“Prapë, duket se disa shtete nuk kanë mësuar nga gabimet në të kaluarën”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se disa kryeqytete të Bashkimit Evropian po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushtetuese.

Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dokument i cili sipas tij, u pat refuzuar nga Serbia dhe si i tillë Kurti tha se ai dokument është non paper./teve1.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Qestaj, 40-vjeçari nga Juniku, humbi jetën pas aksidentit të…