Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke shpallet “Qytetar Nderi” i Shtimes
06 maj 2024
| 10:45
Kuvendi Komunal i Shtimës ka mbajtur seancë solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”, për deputetin dhe njëkohësisht Shefin e Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarkut Unna, Hartmut Ganzke.
Çmimi Ganzkes iu dorëzua nga kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, i cili tha se ky titull, është më se i merituar për deputetin gjerman.
Ndërkaq Ganzke, u shpreh falënderues për këtë titull, dhe u shpreh se është krenar që është “Qytetar Nderi” i Shtimes.