![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/musliu.jpg)
Deputeti gjerman nga Bavaria mbështet Saranda Musliu e LDK-së në garën për deputete
07 shkurt 2025
| 15:31
Saranda Musliu është kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ajo në listën e LDK-së garon me numrin 81 si kandidate nga diaspora – Gjermania.
Dy ditë para zgjedhjeve, Musliu ka marrë mbështetje nga dr. Gerhard Hopp, deputet i Parlamentit bavarez dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Evropiane.
Ai ka falënderuar Musliun për bashkëpunimin dhe i ka uruar suksese më 9 shkurt.
“Shumë faleminderit Saranda Musliut për bashkëpunimin e mirë në dhe për Evropën! Kosova dhe Bavaria janë partnerë të fortë dhe ne mund të ndërtojmë ura së bashku në kohë sfiduese. Prandaj uroj suksese në zgjedhje dhe shpresoj për një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv parlamentar!”, ka shkruar Hopp në “Facebook”.