Deputeti gjerman për vrasjen e policit në veri: Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë
25 shtator 2023
| 11:28
Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi dje ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos.
Ai përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë.
“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë. Kushdo që ka grumbulluar armë nëpër manastire prej vitesh mban përgjegjësi nëse vriten njerëz me to. Loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet – në të gjithë rajonin”, ka shkruar Mijatoviq.