
Deputeti gjerman, Peter Bayer viziton Kosovën
03 shtator 2019
| 10:02
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të kenë takime me deputetin e CDU-së, Peter Beyer.
Takimi Mustafa-Bayer do të zhvillohet në orën 15:00, kurse ai i Haradinajt me deputetin gjerman në orën 16:30.
Peter Bayer po qëndron për vizitë në Kosovë pas vizitës në Serbi ku u takua me zyrtarë të lartë.