Deputeti gjerman: Vuçiqi e Kurti sillen si prijës të fiseve mesjetare, janë patriotë të rremë e autokratë

07 korrik 2023 | 08:44

Deputeti i Bundestagut gjerman Jospi Juratovic krizën në Kosovë e vlerësoi si fatkeqësi për popujt e dy shteteve dhe fajtor i bëri dy liderët e shteteve për të që e po e nxisin e shfrytëzojnë për t’iu shmangur problemeve të brendshme ku nuk i kanë punët aspak mirë tha ai. Të rinjtë e kosovarë e serbë kanë valixhet gati për të ikur nga andej tha ai.

Deputeti gjerman i Bundestagut, Josip Juratoviç duke komentuar situatën në veri të Kosovës, deputeti gjerman tha se si Vuçiçi ashtu edhe Kurti sillen sikur të ishin në “Mesjetë” në rrjetin televiziv ballkanik N1.

“Të dy vendet kanë probleme shumë të mëdha brenda dhe tani po tërheqin vëmendjen drejt politikës së jashtme ku nuk ka asnjë problem sepse i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe ranë dakord. Dhe tani ata janë që të dy dukshëm të lumtur sepse nuk po bëjnë atë që u ra dakord. Të dy dhanë fjalën e tyre dhe padyshim na gënjyen. E gjithë kjo situata me këta të dy është tragjikomike sepse vijnë në Bruksel dhe bien në ujdi për diçka, a këndej mendojnë se në Serbi dhe Kosovë njerëzit nuk e dinë se çfarë kanë rënë dakord. Dhe pastaj pyes veten se në çfarë shekulli jemi, në mesjetë, sepse të dy sillen sikur të ishin nga ndonjë fis” tha Juratovic.

Ai theksoi se dëmin më të madh nga sjellja e tillë e Kurtit dhe Vucic po e vuajnë si serbët, ashtu edhe shqiptarët.

“Populli serb dhe ai shqiptar vuajnë më shumë nga kjo. Derisa këta dy shtyhen në Bruksel dhe i luajnë patriotët e rremë, të rinjtë serbë e kosovarë po mbajnë gati valixhet e tyre të mbushura për të ikur prej andej.

Theksoi në veçanti serbët e Kosovës si viktima të posaçme në kritikën e tij therëse të të dy liderëve ballkanas.

“Serbët në Kosovë janë viktima të politikës si të Beogradit, ashtu edhe të Prishtinës dhe është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare ta mbrojë atë popull që është në mes të grindjeve politike.”

Juratovic nuk u kursye aspak as në parashikim të të veprimtarisë së të dy liderëve në të ardhmen dhe i konsideron aq të paskrupullt sa që nuk përjashton as skenar konflikti.

“Si Kurti ashtu edhe Vucic janë aq të këqij në sferën e politikës vendase, saqë më shpejtësi do të hynin në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare sepse janë autokratë dhe duan vetëm të zgjerojnë pushtetin e tyre”, tha Juratovic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje rreth orës 13:00, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetime…