Deputeti Haradinaj: Pas 10 vjetësh Kosova do të jetë anëtare e NATO-s
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë.
Haradinaj ka thënë në televizionin “T7”, se ushtrisë së Kosovës mund t’i ndërrohet emri në të ardhmen.
Ai ka thënë se kjo mund të bëhet me ndryshime kushtetuese. “Në një të ardhme, kurdo që vjen ajo ditë, do të ishte mirë”, është shprehur ai.
Haradinaj ka thënë se edhe sikur Kosova ta bënte ushtrinë fillimisht nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, prapë do t’i duheshin tri ligjet e miratuara javën e kaluar nga Kuvendi. “E kemi ushtrinë, tash duhet t’i krijojmë kapacitetet. Sot 10 vjet ne do të jemi anëtar i NATO-s me të drejta të plota, sikur çdo shtet i rajonit”, ka thënë Haradinaj.