Deputeti Haxhiu kërkon nga qeveria rishqyrtimin e masave kundër Covidit

27 janar 2022 | 13:10

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i rishqyrtojë masat kundër Covidit, pasi sipas tij nuk kanë asnjë efekt.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për pandeminë, ai ka thënë se as pas dy vjetësh, qeveria nuk ka arritur të dallojë variantet e Covidit dhe po sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi.

“Qeveria për të dytën herë e ka përsëritur gabimin e njëjtë në keqmenaxhimin me pandeminë. As pas dy vjetësh, Qeveria nuk arrin të dallojë variantet e Covid-19 dhe sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi”.

“Për betejën tonë me virusin që po prek të gjithë qytetarët e Kosovës, që nga fillimi kemi qenë të gatshëm të mbështesim Qeverinë, por I ka injoruar ato. Kanë vendosur masa alogjike. Vendimi që në pikat kufitare të kërkohen tri doza të vaksinës është alogjik. Me këtë vendim keni izoluar dhe bllokuar 99 për qind të qytetarëve. Me dy doza dhe test PCR, cila është logjika? Mbyllja e fitneseve dhe hapësirave të tjera sportive kur beteja jonë është në promovim të shëndetit. S’ka argument që fitneset janë vatrat e infektimit. Me urgjencë duhet t’i rishqyrtoni masat”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se kundërshtimet…