Deputeti Haxhiu kërkon shfuqizimin e masave kundër Covidit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i shfuqizojë masat kufizuese ndaj virusit Covid-19.
Sipas tij këto masa kanë qenë joefektive.
“Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për Covid-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive. Çfarë masa janë këto, kur personat e diagnostifikuar me Covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?! Për çka ka vendos qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Më tutje, Haxhiu ka thënë ka kritikuar qeverinë për paaftësi të menaxhimit të pandemisë.
“Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos. Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit. Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit. Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria nga ‘Omicron’ është më e ulët se e gripit sezonal. Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale”, ka shkruar Haxhiu.