Deputeti Haxhiu: MSH po zvogëlon numrin e testeve për ta paraqitur “rrejshëm” rënien e rasteve me COVID
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është duke e zvogëluar numrin e testeve për COVID-19 që bëhen brenda një dite.
Haxhiu në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo është duke ndodhur për shkak se MSH-ja dëshiron ta paraqes “rrejshëm rënien e numrit të rasteve me COVID-19”.
“Nga 5,502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4,351 teste RT-PCR, apo 1,151 më pak teste. Nëse MSH dëshiron rrejshëm me zvogëluar numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bë një vit me parë dhe ju dalin vetë nga 5-6 raste pozitive”.
“MSH mos të ndërhyjë në punën e IKSHPK-së. Pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e testimeve, por duke rritur numrin e të vaksinuarve”.