Deputeti Haxhiu takon prof. dr. Isuf Dedushaj: Librat e tij janë pasuri e jashtëzakonshme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, është takuar me prof. dr. Isuf Dedushaj.
Ai ka theksuar se takimet me Dedushajn janë të rralla kohëve të fundit, por janë aq të vlefshme.
“Profesori është njeri me vlera të larta njerëzore, është enciklopedi jo vetëm në fushën e mjekësisë por në çdo temë shkencore e kombëtare. Librat e shkruara nga prof. dr. Isuf Dedushaj janë pasuri e jashtëzakonshme. Gjithmonë mëson diçka të re nga profesori ynë i çmuar”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Deputeti i PDK-së ka theksuar se: “Ajo që me vjen keq është se një profesionist si prof. dr. Isuf Dedushaj vazhdon të anashkalohet nga shteti dhe nuk po shfrytëzohen njohuritë e tij të rralla. E çmoj dijen e tij, kontributin dhe humorin e hollë që e karakterizon”, ka shkruar Haxhiu.