Deputeti Hoxha thirrje publike: Ta shpëtojmë ekonominë e Kosovës nga pandemia
Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka bërë thirrje publike që të shpëtohet ekonomia e vendit, pas situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.
Ai nëpërmjet një shkrimi në Faceboook, ka theksuar se vetë-izolimi ndikon në ndërprerjen e aktiviteteve të përditshme të institucioneve publike dhe bizneseve private dhe rrezikon fuqishëm Kosovën që të futët në krizë të thellë ekonomike.
“Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht brenda javës se ardhshme të organizoj seancën e jashtëzakonshme të radhës në të cilën do të diskutohet dhe aprovohet pakoja fiskale e përgatitur nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Hoxha.
Ai ka thënë se kjo pako mbështet qytetarët, të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si dhe të gjitha kategoritë sociale.
Sipas tij, qeveria në ikje po e neglizhon këtë situatë, si dhe po bënë shumë gabime të tjera në menaxhimin e krizës së pandemisë:
1. Për herë të parë që nga paslufta lejoi që vendimet e qeverisë së Serbisë të zbatohen në komunat e veriut të Kosovës. Ky veprim cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe është kundër kushtetuës.
2. Kjo qeveri në kohë pandemie ka dhënë leje për hyrje të mjekeve nga Serbia në Kosovë, duke e ditur që këta mjek veprojnë në mënyrë ilegale, pa u pajisur me licencë pune nga institucionet e Kosovës, përveç kësaj ky veprim i qeverisë nënvlerëson dhe përbuzë punën profesionale të mjekeve tonë të cilët janë heronjë tonë në këtë betejë kundër pandemisë.
3. Ky Kryeministër në ikje ka humbur kontrollin në luftimin e pandemisë, duke e ulur nivelin e përgjegjësisë institucionale, ai tejkalon kompetencat e tij tek Ministri i Shëndetësisë i cili nxjerr vendime jo ligjore dhe jashtë kompetencave të tij për kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Andaj, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm këtë vendim PDK i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.
4. Pranimi i 1000 testeve te Covid-19, donacion nga qeveria e Serbisë, pa e deklaruar as formën se si i ka pranuar këtë donacion.
Hoxha tha se në këto rrethana të rënda shëndetësore dhe ekonomike për vendin të gjitha partitë politike si dhe të gjithë deputetet duhet t’i lënë anash inatet politike, të punojnë së bashku, ta votojmë pakon fiskale, të aprovojnë edhe plotësim-ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë zbatimin e menjëhershëm të pakos fiskale.
“Është tepër e rëndësishme të punojmë së bashku me Odat ekonomike që përfaqësojnë bizneset, Bankën Qendrore të Kosovës, ATK-në, sindikatat e sektorit publik dhe privat, dhe ekspertet ekonomik në mënyrë që të krijojmë stabilitet ekonomik, pas tejkalimit të kësaj pandemie”, tha ai.