Deputeti Humolli zbulon pyetjen që Kurti i kërkoi të mos ia bënte në Parlament
19 prill 2023
| 19:16
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka treguar për një pyetje parlamentare që ka dashur që t’ia bëjë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Humolli ka thënë se pyetja ka qenë e ndërlidhur me Gjykatën Speciale.
Ai në T7 ka thënë se ka dashur që ta pyes Kurtin se cilët do të jenë hapat që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë në raport me Gjykatën Speciale.
Por thotë se Kurti i ka kërkuar që mos t’ia bëjë atë pyetje, meqë s’do të mund të përgjigjet.
Deputeti Humolli thotë se pas bisedës që ka pasur me Kurtin është pajtuar që më të mos ia parashtrojë në Kuvend një pyetje të tillë.