Deputeti hyn në parlament si Hitleri
13 gusht 2018
| 10:48
Naramalli Sivaprasa, një deputet indian, nuk është i ri për iniciativat provokuese.
Gjatë viteve politikani është paraqitur në parlament i veshur si një fermer, si një fetar dhe një grua, për ta shprehur mospajtimin e tij mbi tema të ndryshme.
Sivaprasa së fundmi ka hyrë në parlament në Nju Delhi i veshur si Adolf Hitleri, për ta shprehur kundërshtimin ndaj kryeministrit Narendra Modi, duke kërkuar më shumë fonde për zhvillimin e zonës së Indisë jugore.