Deputeti i AAK-së Gazmend Syla, e krahason Blerim Rekën me Esat Pashën

07 mars 2020 | 21:05

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar  ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka, rreth deklaratave të tij të fundit.

Reka së fundmi ka thënë se Kosova mund t’ia ofroj Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar hyrjen edhe në Shqipëri.

Syla ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate, duke e krahasuar madje këtë ide me idetë e Esat Pashës.

“Blerim Reka, ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndrrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit. Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake. Sikur një ministër minoritar të bënte deklaratë të tillë, tani më do ishte i shkarkuar. Por që një njeri intelektual, që i thotë vetes shqiptar, të flas gjëra të tilla që tejkalojnë apetitet serbe, nuk don koment. Ndërsa ti dhe qeveria jote merreni me realizmin e ideve serbomëdha, ne sot me ndezjen e zjarrit në kodër të Vranocit, te vendi ku ranë Fetahu, Muharremi, Ardiani e Islami, (plagë për vdekje mori edhe Salihu ),kujtuam përhapjen e flakëve të lirisë, nga Prekazi, në të gjitha trojet shqiptare. Zjarr që shuajti përgjithmonë ëndërrat e Serbisë së Madhe”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndezjen e flakadanit të zjarreve në Kodrën e Dëshmorëve…