Deputeti i AAK-së kërkon heqjen e orës policore
22 shkurt 2022
| 12:10
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kërkuar sot që Qeveria e Kosovës të marrë vendimin për heqjen e orës policore në Kosovë.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, ai ka theksuar se këtë masë të vendosur kundër virusit Covid-19 nuk po respekton askush, shkruan “Epoka e re”.
“Kërkojë të hiqet ora policore. Kjo orë policore nuk është duke e ndihmuar zhdukjen e pandemisë, pra nuk po e mendon menaxhimin e mirë të pandemisë. Masat nuk po i respekton askush dhe për më keq po e dëmton konceptin e sigurisë publike. Të gjitha vendet në botë i kanë hequr këto masa dhe duhet edhe ne të shkojmë në këtë drejtim”, ka thënë deputeti Berisha.