Deputeti i AAK-së: LV-ja është mirë të protestojë kundër Albinit

12 janar 2020 | 16:23

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka kërkuar nga Vetëvendosjes që të protestojnë kundër Albin Kurti për shkak të mosformimit të qeverisë.

“Siç duket LV nuk ka besim as të vetja e aq më pak besim në LDK. Protesta kundër ‘Zajednicës’ kishte siç kishte kundër pakos së Ahtisaarit. E tash si do ia bëjnë?! E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga marsi nuk do të ketë paga? LV është mirë me protestu tash kundër Albinit!”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar tashmë tre muaj negociata në mes të kryetarit…