Deputeti i AAK-së: Nuk pranoj që kryeministri t’i ofendojë bashkatdhetarët

04 shtator 2022 | 15:48

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti i cili tha se arsimi në Kosovës ka prodhuar analfabetë të cilët tanimë punojnë si punëtorë krahu në Gjermani.

Lekaj ka thënë se kjo është fyerje ndaj diasporës.

Ai ka thënë se Kurti ka mashtruar edhe për policën kufitare.

Postimi i plotë i Lekajt, pa ndërhyrje:

Fyerja e Kryeministrit ndaj Diasporës sonë është e papranueshme, dhe si i tillë ky epitet i dëmton tej mase ata. Si deputet i Republikës së Kosovës, nuk e pranoj assesi që një kryeministër t’i ofendojë në këtë mënyrë bashkatdhetarët tanë.

Kryeministër, fillimisht i mashtrove me polisën kufitare, për të cilën mandatin e parë u pagove, ndërsa këtë vit i detyrove të paguajnë, dhe nuk e largove siç pate premtuar.

Falë tyre je kryeministër, dhe besoj se votat e tyre do të ndëshkojnë!

PL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Rahovec, ku…