Deputeti i AAK-së thotë se presin marrëveshje me PDK-në për Haradinajn president

21 dhjetor 2020 | 11:22

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haxhi Shala, shpreson se do të arrijnë marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që deputetët e kësaj partie ta përkrahin Ramush Haradinajn për president.

Shala ka thënë për “Epokën e re” se edhe PDK-së i konvenon që Haradinaj të jetë president.

“Besoj se do të arrijmë një marrëveshje me PDK-në sepse edhe PDK-së i konvenon që Haradinaj të jetë president. Situata që është krijuar pas arrestimit të Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, kandidat më adekuat se Haradinaj për president të shtetit, nuk ka. Pra, lideri ynë duhet të jetë në një pozitë të nivelit të lartë në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi”, është shprehur ai.

Intervistë/ Edhe PDK-së i konvenon Haradinaj president

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio e mposhti Napolin me rezultatin 2-0 falë golave të…