Deputeti i Angela Merkelit: Duhet të pajtohemi nëse palët merren vesh
29 gusht 2018
| 18:10
Eurodeputeti gjerman i CDU-së me influencë të madhe në Parlamentin Evropian dhe partinë gjermane, Elmar Brok, për të përditshmen austriake “Der Standard” ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Ballkan, pas hapjes së idesë për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Europeduteti i partisë së Angela Merkel, ka theksuar se askush nuk jashtë nuk është mirë që të nxisin ndryshimin e kufijve.
“Mirëpo nëse dy palët arrijnë të merren vesh, atëherë është një gjë tjetër”, ka thënë Brok, duke lënë të nënkuptohet se të gjithë duhet të pajtohen nëse dy palët merren vesh.
Brok për një kohë të gjatë është duke udhëhequr Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian./Lajmi.net/