Deputeti i këtij shteti propozon Trumpin për çmimin Nobel për Paqe
Një deputet i së djathtës populiste norvegjeze njoftoi sot se kishte propozuar presidentin amerikan, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe 2021, duke nënvizuar rolin e presidentit amerikan në marrëveshjen e normalizimit mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Arsyeja është se ai ka siguruar një marrëveshje unike dhe historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, një marrëveshje e cila shpresojmë se mund të shtrihet në vendet e tjera arabe në mënyrë që të ketë një paqe të përhershme në Lindjen e Mesme”, theksoi Christian Tybring-Gjedde.
Dalë nga Partia e Progresit (FrP, e djathta populiste anti-emigracion), Tybring-Gjedde është nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlament.
Së bashku me një zyrtar tjetër të zgjedhur, ai kishte propozuar tashmë Trump për Nobel në 2018 për afrimin, sot i paqartë, me Korenë e Veriut.
Të qenit i nominuar për Nobel nuk ka vlerën e një promovimi nga ana e Institutit Norvegjez Nobel, i cili pranon të gjitha nominimet për sa kohë që ato janë dërguar para 31 Janarit nga një person i autorizuar për ta bërë këtë, siç është rasti me Tybring-Gjedde si deputet.
Çdo vit, ai pret qindra prej tyre, identitetet e të cilëve mbeten sekrete.