Deputeti i LDK-së denoncon në polici falsifikuesit e mesazheve të tij
05 prill 2020
| 18:14
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka denoncuar në Policinë e Kosovës të gjithë ata personave që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së.
Ky është postimi i tij:
Para pak minutash bëra denocimin në Policinë e Kosovës.
Dua të shprehë vlerësimet e mia për profesionalizmin e treguar nga ana policisë së Kosovës në identifikimin e personave që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së.
Shpifësit, mashtruesit, fabrikuesit, linçuesit do të përballen me organet e drejtësisë!
Ata nuk e meritojnë lirinë!