Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli deklarohet kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti
25 mars 2020
| 15:02
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka thënë se nuk është koha që të diskutohet çështja mocionit kundër qeverisë Kurti për shkak të pandemisë Covid-19.
Ai ka bërë me dije se do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e Kurtit, i cili është iniciuar nga vet partia e tij, LDK-ja.
Avdyli në fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar që të shtyhet ky mocion.