Deputeti i LDK-së: Kosova 50 ditë nën sanksione të BE-së, Kosova nuk e meriton këtë qeveri
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova nuk e meriton këtë qeverisje e as këtë ndëshkim.
“Sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së. Nuk po flasim për Korenë e Veriut,Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën apo Kubën, fatkeqësisht po flasim për shtetin tonë, për Kosovën tonë, për projektin e mbështetur fuqishëm nga aleanca euro-atlantike”, ka shkruar ai.
Selmanaj ka theksuar se regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës.
“Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim”, ka shkruar Selmanaj.