Deputeti i LDK-së: Kurti të reflektojë me urgjencë, në të kundërtën kjo qeveri e humb kuptimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që të reflektojë me urgjencë në raport me paralajmërimet e fundit amerikane.
Selmanaj ka thënë se nëse Kurti nuk reflekton karshi kërkesave amerikane për heqjen e taksës, Qeveria e Kosovës e humb kuptimin e saj.
“E përjetuam edhe këtë!!!!!! Lajmi se ShBA-të kanë bllokuar 200 milion dollarë që ishin planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC (50 milionë) dhe projektit të gazit – rreth 150 milionë, është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit. Jemi mësuar që lajmet e tilla nga ShBA-të, t’i shohim në raport me Korenë e Veriut, Kubën, Kinën, Venezuelën apo Rusinë, por kurrë se kisha menduar dhe besuar që kjo do i ndodh vendit tonë. Vlera monetare e humb rëndësinë karshi dëmit kolateral që Kosova do ta ketë në imazhin ndërkombëtarë të saj. Harroni njohjet e reja, harrojeni anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, izolimin e kemi ne prag! Është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë me urgjencë, në të kundërt kjo qeveri humb kuptimin e vet!”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”.