Deputeti i LDK-së paralajmëron rikthimin e karantinës nga muaji shtator

11 gusht 2021 | 07:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa pas rritjes së rasteve të infektimeve me Covid-19, ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.

Në një postim të publikuar mbrëmë në llogarinë e vet në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se 562 raste ishin vetëm dje.

“Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë. Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim”, ka shkruar ai.

Deputeti Mustafa ka theksuar se në mungesë menaxhimi, qytetarëve u ka mbetur vetëm vaksinimi. “Ju lutem vaksinohuni”, ka shkruar Besian Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2 640 raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë, ka…