Deputeti i LDK-së: Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me Covid-19
07 korrik 2020
| 11:44
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, i cili është prekur nga Covid-19, ka bërë me dije se është duke shkruar drejt shërimit.
Me këtë rast, ai ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij, raporton “Epoka e re”.
“Sot e fillova një ditë më shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me Covid. Faleminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe t’i hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faleminderit e ju dua të gjithëve. Shpejt edhe do shihemi”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e vet në “Facebook”.