Deputeti i LDK-së propozon Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre
Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të LDK-së, nga kjo parti kanë filluar zërat në përkrahje të deputetes Vjosa Osmani për kandidate të LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme.
Është deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se “Vjosa Osmani po merr përkrahjen e qytetarëve në çdo sondazh”. “LDK vazhdon edhe 4 vite me liderin e saj Isa Mustafa që mban stabilitetin dhe unitetin e saj. Kurse ndryshimi dhe fitorja e zgjedhjeve nacionale e konfirmuar në çdo anketë e sondazh online dhe fjalët e mijëra qytetarëve të takuar kudo, e ka emrin Vjosa Osmani-Sadriu. Ky binom do jetë i ndihmuar nga secili prej nesh kudo që jemi, për të risjellur Kosovën tonë në binarët e zhvillimit e progresit. Vazhdojmë”, ka shkruar Avdyli.