Deputeti i LDK-së: Qeveria Kurti, qeveri e praktikantëve (video)

13 gusht 2021 | 07:25

Deklaratat e ministres se Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në drejtim të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial nuk po i pëlqejnë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Shkëmb Manaj, në një konferencë për media të enjten, në lidhje me këtë çështje tha se me këto deklarata ministrja Haxhiu po tejkalon kompetencat e saj.

Sipas tij, kjo tregon që Qeveria aktuale është e praktikantëve.

Në lidhje me këtë temë, të mërkurën pati reagime edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti, Abelard Tahiri, në një paraqitje para mediave tha se KGJK dhe KPK janë të pavarura dhe politika duhet të mbajë duart larg tyre.

https://youtu.be/oAjnWeYb48o

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar dje se 4,414…