Deputeti i LDK-së shërohet nga Covid-19

19 korrik 2020 | 12:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Hoti, ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

“Përballja ime me virusin Covid-19 mori fund prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqtë e mi të dashur. Faleminderit të gjithëve për kujdesin e treguar gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes. “Covid-19 nuk zgjedh moshë e as gjini, bëni kujdes, duke ruajtur veten keni ruajtur edhe të tjerët. Bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takohen të dielën, në…