Deputeti i LDK-së testohet për virusin “Korona”
Kushërinj të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Manaj ka konfirmuar se të prekur me Covid-19 janë disa familjarë të tij.
“Po, disa kushërinj të mi në Pejë. Ndërsa, unë para disa dite e kam bërë testin dhe kam rezultuar negativ”, ka thënë ai.
Ndryshe, Peja të enjten ishte qyteti me 26 raste të infektimit, raporton indeksonline.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se vetëm dje janë shëruar 21 persona, mirëpo janë prekur 39.
“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë”, thuhet në njoftim.