Deputeti i Lëvizjes Besa shpëton Qeverinë e Zaevit?
Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancën parlamentare e cila është duke u mbajtur për rrëzimin e Qeverisë së Zoran Zaevit.
Ai ka se si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, ka marrë këtë vendim jo të lehtë, duke vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.
“Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik, Lëvizja Besa që i përkas, ka qenë integrimi euroatlantik i RMV. Duke pasur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik ShBA-ja dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të marrë pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë, duke e vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë. Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura”, ka shkruar ai. /Alsat-M/