Deputeti i LV-së: AAK-ja po e mbështet mocionin për ta hequr taksën 100 për qind

19 mars 2020 | 14:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se partitë tjera politike nuk janë duke zgjedhur metoda për ta rrëzuar qeverinë Kurti.

Ai ka theksuar se AAK-ja është duke e mbështetur mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti në mënyrë që të hiqet taksa.

“AAK-ja, mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100 për qind dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Rrahmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Rrahmanit:

TakSHa, takSHa!

AAK-ja, mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100 për qind dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Në këtë nivel kanë ardhur subjektet politike, sa që nuk zgjedhën mënyrë e metodë kundër qeverisë Kurti.

Duke parë suksesin kaq të madh për vetëm një muaj qeverisje, mbështetjen e madhe popullore për Lëvizjen Vetëvendosje! subjektet politike i ka kap PAN-iku dhe bëjnë edhe veprime të tilla.

Më 6 tetor ka përfunduar epoka e krimit e korrupsionit. Qytetarët tashmë kërkojnë qeverisjen e Vetëvendosjes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka e Amerikës ka paralajmëruar të enjten investitorët se një…