Deputeti i LV-së çmon punën e Osmanit: Luan rol unifikues
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni, beson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë këtyre viteve ka luajtur ”rol unifikues”, ndërsa sa i përket punës së saj ”ka pasur agjendë të ngjeshur”.
Në një prononcim për “Ekonomia Online”, Hyseni ka theksuar në veçanti përfaqësimin ndërkombëtar të vendit nga Osmani si rol të saj kushtetues.
“Mendoj që opozita është në të drejtën e vetë, të jep konstatime të tilla, por nuk mendoj që janë reale për arsye se presidentja në çdo moment kur është dashur që të ketë një konsultim me spektrin politik në vend, qoftë për zgjedhje, qoftë për tema të rëndësishme për vendin”.
“Ajo ka ulur në tavolinë të gjitha partitë politike dhe i ka trajtuar çështjet që duhet të trajtohen nga ana e saj, duke përfaqësuar atë faktorin unifikues të tërë skenës politike dhe mendoj që edhe qëndrimin e saj edhe përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare ka qenë në përputhje me mandatin e saj. Për çka unë konsideroj që ka qenë një vit me aktivitete të ngjeshura me një punë voluminoze, sidomos sa i takon përfaqësimit në arene ndërkombëtare dhe operimit me aleatët tanë”.
“Edhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe në trajtimin e çështjeve të brendshme për aq sa ajo ka mandatin dhe e ngarkon Kushtetuta e vendit”, ka thënë Hyseni.