Deputeti i LV-së: Ditë të rënda, duhet të udhëhiqemi nga ndjenja e bashkimit
05 nëntor 2020
| 12:29
Deputeti i LV-së, Gazmend Gjyshinca ka reaguar pas aktakuzave të Speciales ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe presidentit tanimë të dorëhequr, Hashim Thaçi.
Në profili e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto janë ditë shumë të renda për kombin dhe shtetin e Kosovës.
Sipas tij, çdo politikan e njeri me ndikim në shoqërinë duhet të udhëhiqet nga ndjenja e përafrimit e bashkimit. “Edhe pse me dallime të mëdha në qëndrime, të deklaruara me kohë, këto janë ditë shumë të rënda për kombin dhe shtetin tonë. Sot, çdo politikan e njeri me ndikim në shoqërinë tonë duhet të udhëhiqet nga ndjenja e përafrimit e bashkimit”, ka shkruar ai.