Deputeti i LV-së: Dje s’i patëm numrat, sot po përpiqemi t’i sigurojmë

16 prill 2025 | 08:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partia e tij është në proces aktiv për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, kjo do të ndodhë patjetër dhe pa asnjë dilemë.

“LV është në përpjekje e sipër për t’i siguruar numrat e nevojshëm për ta bërë qeverinë. Që do t’i sigurojë, nuk kam asnjë dilemë,” deklaroi Rexhaj.

Ai kritikoi ashpër opozitën dhe Listën Serbe për mos votimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, një hap procedural i domosdoshëm për funksionalizimin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 26-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare…