Deputeti i LV-së: Do të kemi prapë koalicion me Listën Guxo dhe Alternativën
Deputeti i LV-së, Enver Haliti, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nacionale LV-ja do të ketë sërish koalicion me Listën Guxo dhe Alternativën.
Haliti tha se ky koalicion ka gjetur një kimi, ku bashkë po arrijnë të “kryejnë punë të mira”.
“Ne prapë do të vazhdojmë me partnerët tanë të koalicionet me Listën Guxo dhe Alternativën. Gjithashtu edhe me minoritetet në mandatit e ardhshëm. Unë e di që kjo nuk i pëlqen dikujt, por ne e kemi gjetur atë kimi kështu që… mirë po shkojmë, mirë kemi bashkëpunuar, janë bërë punë të mira. Nuk ka asnjë arsye të mos vazhdohet kështu edhe për një mandat të dytë. Për punët e mira dhe projektet e mira që janë nisur besoj se na duhet edhe një mandat. Nuk besoj që na duhet ndonjë partnerë tjetër, për shkak se këto transformimet e mira që kanë ndodhur brenda këtij mandati dhe që priten të ndodhin në mandatin tjetër duhet patjetër që duhet t’i jipet edhe një herë besimi këtij koalicioni”, tha ai në Teve1.