Deputeti i LV-së: Edhe Gjermania ka me na e marrë lakmi

18 shkurt 2022 | 11:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur për vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj, për shpronësimet në segmentin rrugor Kijevë-Zahaq, pjesë në të cilën është paraparë që të kalojë autostrada e Pejës.

Ai ka thënë se ka pasur dyshime për keqpërdorime të mëdha në shpronësimet e rrugës Kijevë-Zahaq me të cilat po merret prokuroria.

Basha ka thënë se Qeveria Kurti ia ka shpëtuar Kosovës 30 milionë euro nga y projekt.

“Janë shpëtuar 30 milionë euro, edhe 30 këtu bëjnë 60 milionë. Këto janë shumë pare e me vazhduar me punuar kështu, unë të premtoj që edhe Gjermania ka me na marrë lakmi”, ka thënë ai në “ATV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë  persona rezultojnë të zhdukur nga zjarri që ka rënë…