Deputeti i LV-së godet haptas qeverinë: Po vazhdon gjakderdhja financiare, s’ka ide si me ndalë

17 prill 2022 | 13:20

Fjalia e njohur e Kurtit “gjakderdhje financiare”, referuar qeverive të kaluara, tash po përdoret nga deputetët e Vetëvendosjes kundër qeverisë së tij.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë Kurti. Në një paraqitje televizive në “TV Llapi”, Humolli është shprehur se gjakderdhja financiare është duke vazhduar dhe se ka kërkuar që ajo të ndalet.

Ndonëse ka hyrë në listën zgjedhore të partisë së Kurtit për të realizuar një ide, ai nuk po gjen përkrahje në jetësimin e saj.

Ai është shprehur se nuk po ka me kënd të bisedojë për realizimin e idesë së tij për ndërtimin e 1 mijë fshatrave bujqësore pasi sipas tij ministri Peci nuk merr vesh në bujqësi.

Çështjen në djalë ka thënë se ka adresuar edhe në grupin parlamentar të partisë.

“Unë i kam thanë Albin Kurtit hy në listë, por me kushtin që duhet me u bë 1 mijë fshatra prodhuese. Me 1 mijë fshatra prodhuese, tash Qeveria e Kosovës nuk vjen me biseduar as nuk kam mundësi me biseduar që është ministri që nuk merr vesh për bujqësi. Nuk e di ai çka ka të kryer, por ai nuk merr vesh për bujqësi dhe tash çka ke me biseduar me të. I kam thënë duhet me bashkëpunuar, kalon pa telashe, sikur t’ishin realizuar 1 mijë fshatra prodhuese ne e pamë me pandeminë çfarë sikleti patëm për ushqim”, ka thënë Humolli.

Ai ka patur kritika edhe për ikjen e të rinjve nga vendi, kur u pyet nga moderatori për çështjen e Trustit.

“Trusti i ka 2 miliardë euro jashtë, ky është krim kundër Kosovës, paren tënde me qite jashtë a e lutë botën me marrë kredi. Ma mirë është komplet me ja dhanë qytetarëve sesa mi lanë jashtë. Por është më korrekte që me ato 2 miliardë mi krijuar 80 mijë ose 100 mijë vende pune në Kosovë”, ka thënë Humolli.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë…