Deputeti i LV-së i del kundër partisë, thotë se do ta votojë Trustin
23 shtator 2022
| 13:19
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka bërë me dije se do ta votojë Projektligjin për Trustin.
Ai ka thënë se më mirë është që mjetet e Trustit të merren nga qytetarët e vendit, se sa nga kompanitë ndërkombëtare.
“Trustin nëse vjen do e votoj. Më mirë është me i marrë mjetet qytetarët tonë se sa kompanitë ndërkombëtare”, ka thënë Humolli për “Front Online”.
Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.
Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, projektligji nuk kishte kaluar.